K0s0va HacK3rs
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Welcome and Enjoy our Site
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1
Super Moderator
Super Moderator
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1


Numri i postimeve : 80
Join date : 02/06/2009
Age : 30
Location : GjaKoVaa Kuqe :D

Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit Empty
MesazhTitulli: Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit   Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 1:31 pm

REAL MADRID PREZANTON TRAJNERIN E RI PELLEGRINI

Real Madrid ka prezantuar trajnerin e ri të klubit, Manuel Pellegrini, si njërin nga figurat të cilat do ta bëjnë transformimin e klubit mbretëror, duke e nxjerr atë nga agonia e trofeve e cila e ka përcjell klubin për tri vite.

Presidenti i ri i klubit, Florentino Perez, prezantoi 55 vjeçarin nga Kili, për mediat spanjolle, të martën në stadiumin e klubit Santiago Bernabeu, një ditë pasi që ish trajneri i klubit të Villareal u pajtua që të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare për klubin më të fuqishëm në botë, Real Madrid.

Pellegrini është mirëpritur me duartrokitje nga më shumë se 40 tifoz të cilët erdhën ën klub me dy flamuj të Kilit, për ta parë trajnerin e ri të klubit, të cilin presidenti Perez e prezantoi si njeriun i cili do ti sjell klubit, elegancën edhe pasionin e futbollit tek Galaktikët e Madridit.


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

REAL MADRID NUK ARRIN TË FITOJË

Skuadra e Osasunës ka shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit edhe atë kundër Real Madridit për ta siguruar qëndrimin në Primera Divisionin spanjoll.

Takimi i zhvilluar të dielën në stadiumin Reyno de Navarra ndërmjet Osasunas dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-1.

Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e Gonzalo Higuan (11’), mirëpo vendasit arritën ta merrnin veten dhe ta përmbysnin rezultatin.

Fillimisht Jaroslav Plasil barazoi rezultatin (15’), ndërsa Juanfran shënoi golin e fitores (60’), me të cilin Osasuna siguroi qëndrimin në La Liga.
Nga Primera Divisioni spanjoll u larguan Real Betis, Numancia dhe Recreativo Huelva. / albeu / foto: elmundo / 1 Qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1
Super Moderator
Super Moderator
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1


Numri i postimeve : 80
Join date : 02/06/2009
Age : 30
Location : GjaKoVaa Kuqe :D

Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit Empty
MesazhTitulli: EKSKLUSIVE: KAKA NË REAL PËR £62MILION   Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit Icon_minitimeWed Jun 03, 2009 6:48 am

Chelsea dështoi me një ofertë spektakulare të bërë mbrëmë, derisa sa braziliani kalon në Real Madrid për një rekord botëror prej £62milion.

Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit Kaka_b

Trajneri i ri i të kaltërve Carlo Ancelotti ka tentuar me të gjitha forcat të sjell Kaka-n me vete nga Ac Milan në Stamford Brigde. Por ishte i pafuqishëm të stopojë presidentin e ri të Realit, Florentino Perez, që ta vulos marrëveshjen.

Tani, Chelsea do t’i jap të gjitha për sulmuesin milanez Alexandre Pato edhepse shuma prej £30m është refuzuar.

Perez ka mbajtur bisedë të gjatë mbrëmë me nënpresidentin Galliani për ta marrë Kaka-n.

Një burim i Chelsea-t konfirmon: ‘Z. Ancelotti ka provuar me të gjitha forcat të sjell Kaka-n duke filluar një epokë të re në klub. Por në fund Real Madrid kishte më shumë para të shpenzojë. Tani Chelsea janë edhe më të vendosur ta marrin Pato-n.’

Babai i Kaka-s Bosco Leite ka ndihmuar lojtarin rreth kushteve të tij në klubin e ri.

Negociatat filluan ditën kur është konfirmuar se Perez është presidenti i ri i Realit pasi të gjithë kandidatët e tjerë kanë lënë garën për president.
Kaka, 27 vjec, ka tentuar të mohojë se është duke u bërë një marrëveshje rreth kalimit të tij duke insistuar se ai dëshiron të rrijë në San Siro. Ylli brazilian ishte duke u kthyer në Brazil për t’iu bashkuar ekipit kombëtar deri sa i ati ishte duke negociuar marrëveshje që besohet të jetë £160.000 për një javë tek Madrilenët.

Transferi i Kaka-s prej £62m do të kalojë shumën prej £47m që Perez i ka paguar Juventusit për Zinedine Zidane në vitin 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Real Madrid Me Te Rejat Reth Klubit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Man U.T.D Me Te Rejat Reth Klubit
» Ac Milan Me Te Rejat Reth Klubit
» Arsenal Fc Me Te Rejat Reth Klubit
» Liverpool Fc Me Te Rejat Reth Klubit
» Barcelona Fc Me Te Rejat Reth Klubit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
K0s0va HacK3rs :: ..::Tema Te Ndryshme::.. :: Sport-
Kërce tek: