Çështë interneti:
Interneti është rrjet kompjuterik, i cili përbëhet nga qindra mijë rrjete kompjuterike, të madhësive të
ndryshme, të cilat janë të lidhura ndërmjet vete dhe kanë shtrirje gati në gjithë rruzulin tokësor.
Natyrisht çdo kompjuter i i cili është i lidhur në rrjet, dallohet me adresën e vet elektronike.
Nëpërmjet internetit mund të lidhen dhe kounikojnë instotucionet qeveritare, kompanitë, universitetet, dhe
shumë rrjete të tjera dhe shfrytëzues. Emri internet rrjedh nga gjuha angleze (Inter)national (Net)work
Historiku i Internetit:
Rrjeti kompjuterik eksperimental për herë të parë u paraqit në vitin 1969 nga Agjencioni për projekte hulumtuese
të avancuara të mbrojtjes DARPA ( Defence Advanced Research Project Agency ) në SHBA.
Ky rrjet mundësonte lidhjen e kompjuterëve me sisteme të ndryshme operative dhe prodhuese të ndryshëm.
Ishte menduar që të përballonte sulmet ushtarake eventuale mbi SHBA-në dhe për këtë arsye ishte një
rrjet i kompjuterëve të instutucioneve ushtarake. Më vonë u zgjerua edhe me kompjuterë universitetesh
dhe të instutucioneve shkencore dhe u quajt ARPANAET ( Advanced research project agency network ).
Ky rrjet shumë shpejt kaloi edhe në përdorim publik në gjithë SHBA-në dhe në Evropë mbijetoj deri në vitin 1990.