REAL MADRID PREZANTON TRAJNERIN E RI PELLEGRINI
Real Madrid ka prezantuar trajnerin e ri të klubit, Manuel Pellegrini, si njërin nga figurat të cilat do ta bëjnë transformimin e klubit mbretëror, duke e nxjerr atë nga agonia e trofeve e cila e ka përcjell klubin për tri vite.
Presidenti i ri i klubit, Florentino Perez, prezantoi 55 vjeçarin nga Kili, për mediat spanjolle, të martën në stadiumin e klubit Santiago Bernabeu, një ditë pasi që ish trajneri i klubit të Villareal u pajtua që të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare për klubin më të fuqishëm në botë, Real Madrid.
Pellegrini është mirëpritur me duartrokitje nga më shumë se 40 tifoz të cilët erdhën ën klub me dy flamuj të Kilit, për ta parë trajnerin e ri të klubit, të cilin presidenti Perez e prezantoi si njeriun i cili do ti sjell klubit, elegancën edhe pasionin e futbollit tek Galaktikët e Madridit.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
REAL MADRID NUK ARRIN TË FITOJË
Skuadra e Osasunës ka shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit edhe atë kundër Real Madridit për ta siguruar qëndrimin në Primera Divisionin spanjoll.
Takimi i zhvilluar të dielën në stadiumin Reyno de Navarra ndërmjet Osasunas dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-1.
Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e Gonzalo Higuan (11’), mirëpo vendasit arritën ta merrnin veten dhe ta përmbysnin rezultatin.
Fillimisht Jaroslav Plasil barazoi rezultatin (15’), ndërsa Juanfran shënoi golin e fitores (60’), me të cilin Osasuna siguroi qëndrimin në La Liga.
Nga Primera Divisioni spanjoll u larguan Real Betis, Numancia dhe Recreativo Huelva. / albeu / foto: elmundo / 1 Qershor 2009